May 4, 2024
Kosovë

Serbia arreston drejtorin serb nga Leposaviqi me të fejuarën, sepse janë lojalë ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se djali i zv/ministrit për Komunitete dhe Kthim është arrestuar në Serbi.

Sveçla thotë se ky është gjest hakmarrje i Serbisë pse dje nuk arriti të ndalojë vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare.

“Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030”.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të arrestuarve dhe ndalimin e presionit të mëtejmë për ata që janë lojal ndaj institucioneve të Kosovës.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Sveçla.