“Izraeli po kryen krime lufte me paratë e taksapaguesve amerikanë”
Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) dënoi deklaratën e Shtëpisë së Bardhë se “nuk vijë të kuqe” për çështjen e Gazës, transmeton Anadolu.
CAIR u përgjigj me një deklaratë me shkrim ndaj komenteve të shefit të Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Edhe një herë dënojmë fuqishëm deklaratën e Kirbyt se nuk ka vijë të kuqe për qeverinë e Izraelit për numrin e civilëve që mund të vriten”, thuhet në deklaratë.
Robert McCaw nga CAIR gjithashtu ka vënë në dukje se çdo deklaratë si kjo se nuk ka “nuk ka vijë të kuqe” inkurajon më tej Izraelin të bombardojë civilët.
Ai ka theksuar se Izraeli “po kryen krime lufte” me paratë e taksapaguesve dhe me mbështetjen e amerikanëve.
“Ne i bëjmë thirrje Kirbyt, i cili për pak sa nuk shpërtheu në lot ndërsa fliste për civilët ukrainas, të kuptojë se edhe palestinezët janë njerëz dhe se Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë së mbështeturi tentativën për gjenocid të Benjamin Netanyahut”, ka thënë McCaw.
Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas një muaj më parë.
Të paktën 10.569 palestinezë, duke përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza. Në Izrael shifra e të vdekurve është 1.600.