Shkruan: Ejup Berisha

Pas riangazhimit të tij në postin e të parit të Komunës së Çairit, ky me arsye është ngujuar në punë dhe nuk del të lëvizë poshtë e lartë, apo majtas e as djathtas por relacioni i tij është prej shtëpisë në punë dhe anasjelltas. Kështu veprojnë njerëzit serioz dhe të përkushtuar për familjen dhe qytetarët.

Izet Mexhiti pra, është në Shkup në Komunë duke i kryer detyrat e tija të pëditshme. Ky nuk ka kohë të bredhë jashta rrethit të punës dhe angazhimeve që i ka sepse në muajt tetor- nëntor ka dhënë premtime në adresë të qytetarëve të Çairit, dhe tani tani ky është angazhuar maksimalishtë që ato edhe ti realizon në realitet.

Pra është fakt që Izeti i ka rralluar lëvizjet por një politikan largpamës duhet të din edhe kohën se kure duhet edhe të tërhiqet nga publiku. Kjo mund të thuhet se është periudhë e politkanëve largpamës si Izeti dhe e liderëve tjerë të VLEN-it. Këta janë inicuesit e Ndryshimit të nevojshëm dhe të domosdoshëm politik te ne. Liderët e VLEN janë kapitenët e Anijes së ndryshimeve që po lundron nëpër Oqeanin e trazuar politik të RMV-së por valët e trazuara të tij nuk po arrijnë ta ndalin lundrimin e anijes së VLEN pasiqë në timonin e saj janë Izeti, Bekimi, Afrimi, Bilalli, Arbeni dhe Bekimi i Strugës. Kjo është epoka e VLEN-it dhe VV-së!

sqShqip