Në debatin e zhvilluar sot mes kandidatëve për kryetar komune në Çair në emisionin “Top Tema” në TV Tellma, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se gjatë 15 muajve të fundit kanë realizuar investime të mëdha në të gjithë komunën.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Ne për 15 muaj arritëm që të lëvrojmë të gjithë Çairin me investime. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ky sukses është rezultat i punës së përditshme, çdo ditë nga pak për të ardhur deri te realizimi i projekteve,” deklaroi Mexhiti.

Ai krahasoi punën e tij me veprimet e kundërshtarit të tij, Bujar Osmani nga Aleanca për Integrim, duke thënë se Osmani dhe shokët e tij në Qeveri në atë kohë “luanin futboll apo basketboll nëpër zyra” dhe nuk kanë arritur të sjellin asnjë projekt konkret për qytetarët.

Mexhiti vuri në dukje se kjo qeveri ka investuar në infrastrukturë, shkolla, çerdhe, universitete dhe projekte kapitale në Çair, duke e kthyer këtë periudhë në një nga më të rëndësishmet për zhvillimin e komunës.

sqShqip