Izet Mexhiti shpall fitoren në Çair: Fitoi Çairi dhe të gjithë shqiptarët
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale.
Ai tha se në këto zgjedhje nuk ka fituar vetëm Çairi, por të gjithë shqiptarët. Mexhiti gjithashtu e përmendi Ali Ahmetin, për të cilin tha se “i uron fitore në luftën për legjitimitet në Komunën e Pllasnicës”.
“I uroj fitore në luftën për legjitimitet Ali Ahmetit në Komunën e Pllasnicës. Në Çair fituan gjithë shqiptarët. Me zemër plot krenari e mirënjohje them se fituan shqiptarët dhe një klasë politike u pensionua. Çairi mbrojti nderin e vet dhe të shqiptarëve. Është fitore e një klase politike që solli ndryshim dhe vazhdon për Çair”.
“Kundërshtarët tanë bënë fushatë të zbrazët. As ekstremizmi nuk u ndihmoi. I kërkoj Ali Ahmetit të dorëhiqet nga skena politike. Shqiptarët e çuan në pension politik”, tha Mexhiti.
Izet Mexhiti shpalli fitoren në komunën e Çairit që për këtë falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët. Mexhiti tha se në këto zgjedhje fituan shqiptarët, ndërkohë që tha se po pensionohet një klasë politike.
Ai kërkoi dorëheqjen e Ali Ahmetit, ndërkohë ironizoi duke i uruar fitoren në Pllasnicë.
“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët dhe u pensionua një klasë politike shqiptare. Sot me zemrën plot krenari e mirënjohje dua të them me zë të lartë dhe të çartë, sonte fituan shqiptarët dhe sonte një klasë politike u pensionua. Urime fitorja, urime pensionimi kundërshtarëve politik. Sonte po i drejtohem kundërshtarit tim politik, Ali Ahmetit me plot respekt dhe qartësi, ky është çasti ku duhet të dorëhiqesh. Vota e shqiptarëve të dërgoi në pension politik”, tha Izet Mexhiti.