Ivanov: Refuzoni propozimin francez! Rroftë Republika e Maqedonisë

Ish presidenti Gjorge Ivanov përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin e tij mbi propozimin e ri francez për heqjen e vetos bullgare ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përcjell TV21. Ivanov e quan propozimin tradhti kombëtare, ndërsa thotë se i njëjti duhet të refuzohet.

“Si ish-president, i cili për 10 vjet ishte dëshmitar dhe kundërshtar i fortë i të gjitha lojërave të ndyra për shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë, bëj thirrje që propozimi francez të refuzohet. Me një “vendim” të tillë, Republika e Maqedonisë do të zhytet në një humnerë juridike, politike dhe historike. Populli maqedonas përsëri është dëshmitar i tradhtisë kombëtare. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e fituara janë vijat e kuqe që nuk duhen kapërcyer. Për to nuk diskutohen apo negociohen. Mosbindja është e vetmja rrugëdalje. Mbrojtja e Maqedonisë është përgjegjësi e secilit prej nesh. Rroftë Republika e Maqedonisë”