Nga Ministra e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se dje rreth orës 14 në Shkup kanë privuar nga liria një 31 vjeçar nga Kumanova, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB gjatë kontrollit në automjetin e D.B janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se pesë kilogram marihuanë.
“Më 23.01.2026, rreth orës 14:00, në Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se pesë kilogramë marihuanë.
D.B. është privuar nga liria dhe kundër tij do të paraqitet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar sipas nenit 215 të Kodit Penal”, bëjnë të ditur nga MPB.

