Një intervistë jo e zakonshme, por interesante për ndjekësit e Open-TV me ish-deputetin e PPD-së z. Ismet Ramadani, si ish-futbollist i KF Shkëndija Haraçinë 77.

Ai tregon se si në vitin 1977 së bashku me kryetarin e dikurshëm të rinisë, Murat Ajdini dhe aktivistë të tjerë kishin themeluar me shumë peripeci, (për shkak të kushteve të vështira), KF Shkëndija, e që për palën kundërshtare ishte e papranueshme.

Sipas tij, Shkëndija ka qenë reflektim kombëtar.

Mes tjerash, ai rrëfen se si duke luajtur për Shkëndijën e kishte thyer këmbën, duke qenë si profesor në shkollën “Zef Lush Marku”.
Për më shumë ndiqeni intervistën e tij dhënë gazetarit Reshat Ibraimi në Open-TV.

sqShqip