Kosovë

Ishte 21 vjeçar kur ra heroikisht, Lavdi dëshmorit Gëzim Rama

Ishte 21 vjeçar kur ra heroikisht, saktësisht 22 vite më parë. Një djalë atëherë i ri e i gatshëm për çdo mision që i ipej!

Trim, i dashur, gazmor, patriot, zemërgjerë… janë vetëm disa nga tiparet që shokët e tij sot na tregojnë për të.

Sot dhjetëra fëmijë të shokëve e të familjarëve mbajnë emrin e tij! Ndër ta jam dhe unë, që me nder e privilegj mbaj emrin e tij! Ky nder më bën që në fakt shpeshherë të mendoj dy herë para çdo vendimi që duhet të marrë.

Lavdi veprës dhe sakrificës së dëshmorit të kombit, Gëzim(R)Rama!