May 18, 2024
Maqedoni

Mbi 2.000 pacientë të shëruar për 24 orë nga virusi në Maqedoni

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2003 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup – 1.145, Kavadar – 147, Ohër – 101, Negotinë – 81, Strugë – 71, Kumanovë – 57, Prilep – 53, Manastir dhe Veles nga 43, Tetovë – 34, Shtip – 32, Gostivar – 27, Strumicë – 26, Gjevgjeli – 23, Dellçevë – 17, Kriva Pallankë – 15, Kërçovë – 14, Koçan – 10, Berovë dhe Demir Kapija nga 9, Resnje – 7, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 6, Probishtip, Vallandovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod nga 5, Vinicë dhe Krushevë nga- 3 dhe Dojran – 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 141.157, numri i pacientëve të shëruar është 115.433, numri i vdekjeve është 4.182, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.542.