Ish ushtar i UÇK-së, Xhevdet Smajli, karateisti me nevoja të veçanta që ia fali sytë Kosovës (VIDEO)

Në turneun ndërkombëtar të karatesë “Kupa e Artë 2022” që u mbajtë në Tetovë, në organizim të klubi i kardatesë Shkëndija, ne mesin e 423 garuesve i pranishëm ishte edhe Xhevdet Smajli ish ushtar i UÇK-s i cili garon në parakarate. Klan Maqedon i zhvilloi bisedë ekskluzive me këtë sportist që ia fali sytë Kosovës.

Xhevdet Smajli është një ndër ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili edhe dritën e syve ia ka falë lirës për çlirimin e kosovës.

“Jam Xhevdet Smajli nga fshati Mollopolc, Komuna e Shtimes. Jam invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sytë i kam dhënë për çlirimin e Kosovës. Jam për momentin karateist i klubit KK Vjosa – Shtime, me trajner Neset Salija” deklaroi karateisti me nevoja të veçnta Xhevdet Smajli.

Smajli me sportin e karates në kata ka filluar në vitin 2018 dhe gjatë kësaj periudhe ka marr pjesë në gara të shumta në vend dhe jashtë.

“Kam pasur gara edhe brenda vendit në Kosovë, edhe jashtë vendit si për shembull në Maqedoni, në gara evropiane kam qenë 2019. Është disiplina karate – kata, parakarte për persona me aftësi të kufizuara” Deklaroi Xhevdet Smajli.

Smajli thotë se përkrahja nga institucionet e Kosovës është minimale për personat me aftësi të kufizuar, ndaj edhe kërkon përkrahje nga Komiteti paraolimpik por edhe nga institucionet tjera të Kosovës.

“Kërkojmë nga institucionet një përkrahje më të mirë përshkak se është një sport i cili kushton pak me vazhdu, ka shpenzimet e veta. Për at arsye kërkojmë edhe përkrahje, përndryshe kemi pak probleme me vazhdue” Tha Xhevdset Smajli. /KlanMacedonia/