Showbiz

Ish prokurorja e PSP-së po pret bineq

Ish prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristovska është në pritje të bineqëve. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Aleksandra-Sashka Cvetkovska, e cila ka shpërndarë një fotografi me prokurororen e cila është shtatzënë, ndërkaq në mbishkrim ka shkruar se në fotografi janë katër persona, duke lënë të nënkuptohet se Ristovska po pret bineq.

“Jo vetëm shoqe, por frymëzim. Një ditë shpresoj që shoqëria do të vlerësojë atë çfarë ajo na e dha me guximin, integritetin dritën dhe bukurinë e saj. Trimëresha Lençe. Ne të katërt”, ka shkruar gazetarja Cvetkovska.