Maqedoni

Ish ministri maqedonas do të shëron sëmundjen e rëndë me “çip”, respektivisht bateri nën lëkurë (Video)

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar një metodë revolucionare për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, e cila ende nuk është realizuar në vendin tonë, me ndërhyrje kirurgjikale.

Në profilin e tij në Facebook, Filipçe ka shpërndarë një video në të cilën flet se si do të zbatohet trajtimi i pacientëve me këtë sëmundje.

Bëhet fjalë për futjen e një metode të veçantë në tru, e cila lidhet me një bateri nën lëkurë si stimulues kardiak, me të cilën stimulohen qendrat që ndalojnë dridhjen e krahëve, këmbëve dhe kokës në të njëjtin moment të aktivizimit të dridhjes te pacientët me Parkinson, transmeton Lideri.mk.

“Me të dukshëm përmirësohet cilësia e jetës së tyre – tha Filipçe.

Videon në të cilën Filipçe flet për metodën e re mund ta shikoni në videon në këtë link: https://www.facebook.com/share/r/739cLnGkywAafZ7Y/?mibextid=NqTh7c