Ish ministri i jashtëm maqedonas: Pas pavarësisë u shkurtuam shqiptarëve të drejtat që i kishin në socializëm (Video)
Bllagoja Hanxhiski ka qenë figurë e fuqishme politike në Maqedoninë e Veriut në vitet e 90-ta, pas pavarësisë.
Ishte deputet në përbërjen e parë të Kuvendit të Maqedonisë pas pavarësimit, pastaj Ministër i mbrojtjes, e më vonë edhe ministër i punëve të jashtme.
Në emisionin “Stadion” në Kanal 77 ai kanfolur me rastin e 32 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Reublikës së Maqedonisë (tani e Veriut), ku mes tjerash pranon se shqiptarët bojkotuan në masë të madhe referendumin e pavarësisë për shkak se u ishin shkurtuar të drejtat që kishin në socializëm, duke përfshirë të drejtën e përdorimit të gjuhës, transmeton Lideri.mk.
Hanxhiski ka rrëfyer se problem tjetër që ka mundur ta pengojë shpalljen e pavarësisë ka qenë edhe ndikimi i Serbisë tek maqedonasit, prandaj edhe pyetja e referendumit është definuar ashtu siç ishte.
Intervistën e Hanxhiskit në këtë temë mund ta ndiqni në videon në vijim, pasi kalojnë 1 orë e 20 minuta 1:20:00):