Ish kandidatja për deputete nga Shkupi, Imrane Morina, i bashkohet Lëvizjes Besa, kurse lajmin e ka bë të ditur kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
“Kënaqësi të mirëpresim Dr. sc. Imrane Morinën, doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi”, ka shkruar Kasami, tranmseton Lideri.mk.
Dr. Morina ka përfunduar studimet e doktoraturës në shkencat politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe është e angazhuar prej vitesh në çështje publike.
Ajo ka qenë kandidate për deputete si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë.
“Kontributi i saj do të jetë shumë i çmuar për Lëvizjen BESA dhe VLEN-in. I urojmë mirëseardhje!”, shkruan më tej Kasami.

