Në vend të një alternative serioze opozitare, në vend të ideve, projekteve, apo një platforme për ta bindur elektoratin, Ali Ahmeti zgjodhi të fillojë fushatën me fjalën “zagarë”. Kështu, me një fjalor rrugësh, u përpoq t’i etiketojë kundërshtarët politikë.

Kjo nuk është politikë, është shpërthim nervoz prej atyre që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar.

BDI sot është në opozitë dhe ashtu siç e do demokracia, opozita duhet të jetë e përgatitur, e mençur dhe e fokusuar në nevojat e qytetarëve. Por kur lideri historik i saj zgjedh të ulë nivelin e debatit në baltë, atëherë është e qartë: nuk kanë më asgjë për të thënë, përveç sharjeve. S’ka më vend për idhuj të paprekshëm, për “komandantë” që mendojnë se mund të sundojnë me përçmim. Koha e arrogancës ka mbaruar. Vjen koha respektit për qytetarin por edhe për kundërshtarin politik .

Shqiptarët nuk janë zagarë dhe nuk janë më dele.

E ulët, madje shumë e ulët!!/Xhenur Iseni

sqShqip