Një raketë iraniane me një kokë të rëndë luftarake goditi drejtpërdrejt qytetin jugor të Izraelit Arad, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, ndërsa edhe helikopterë u dërguan në vendngjarje.
Sipas përditësimit më të fundit nga shërbimi emergjent izraelit, të paktën 10 persona janë plagosur rëndë në Arad. Në total, afro 100 persona janë transportuar në spitale, përfshirë 11 në gjendje mesatare dhe pjesa tjetër me lëndime më të lehta. Komandanti i policisë së Rajonit Jugor tha se të paktën tre ndërtesa kanë pësuar dëme të mëdha, disa prej tyre në rrezik shembjeje, si dhe përmendi një vend të veçantë ku kanë rënë mbetje nga raketat interceptuese./Zyrtare.net/


