Irani ka refuzuar ofertën e SHBA-ve për të ndaluar sulmet luftarake për 48 orë. Përmes mediave shtetërore Irani ka potencuar se nuk ndalohet lufta për aq kohë sa SHBA-të sulmojnë derisa negociohet. Ndaj SHBA-ve janë vendosur 5 kushte të reja, nëse kërkohet që Irani të ndal sulmet në vendet e gjirit dhe në Izrael: e para të ndalohet me sulmet ndaj liderëve iranian, garancinë e SHBA-ve se nuk do të ketë luftë të re, pagesë për reparacionet luftarake dhe shtet shkatërrimin si dhe pranimin dhe njohjen se kontrolli i vetëm në Ngushticën e Hormuzit i takon Iranit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë treguar shenja se janë të gatshme të pranojnë këto kushte. Zëdhënësja Caroline Leavitt tha se bisedimet me Iranin po vazhdonin dhe janë “produktive”, por paralajmëroi se sulme të mëtejshme mund të pasojnë nëse Teherani nuk e pranon “realitetin”./Alsat.mk.

