May 2, 2024
BallinaRajon - Botë

Irani pretendon se ka rrëzuar disa dronë, thonë se deri tani nuk ka sulm me raketa nga Izraeli

-Dronët janë “rrëzuar me sukses” nga PVO-të iraniane herët në mëngjes, por “deri më tani nuk ka informacion për sulmin e mundshëm raketor”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë hapësinore të Iranit.

“Deri në këtë moment nuk ka sulm ajror jashtë nga Isfahan dhe në rajonet tjera të vendit”, theksoi Hosein Dalirijan në deklaratën e publikuar në X, pas raportit të televizionit amerikan për sulmin izraelit ndaj Izraelit.

Raketat izraelite kanë goditur objektivat në Iran, publikoi ABC NEWS duke cituar përfaqësuesin zyrtar amerikan, ndërsa mediat e shtetit iranian publikuan për shpërthimin në pjesën qendrore të vendit, disa ditë pasi Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar dronë drejt Izraelit.