Irani ka lëshuar një valë të re raketash ndaj interesave amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara.

Dëshmitarë të Reuters raportuan shpërthime të reja në Doha dhe në Abu Dhabi.

Në Dubai, të paktën tre detonime u dëgjuan nga banorët e kontaktuar nga agjencia.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve tha se një valë e re raketash është interceptuar, ndërsa Irani vijon goditjet ndaj bazave amerikane në Gjirin Persik.

Sipas medias shtetërore të Emirateve, një person u vra në Abu Dhabi nga një sulm i mëhershëm, pa u dhënë detaje të tjera.

Kuvajti njoftoi se ka interceptuar raketa që synonin një bazë amerikane, sipas AFP.

Ndërkohë, burime sigurie në Irak thanë se raketa u kapën mbi konsullatën amerikane në Kurdistanin irakian.

sqShqip