9 persona akuzohen se nëpërmjet ryshfetit e shpërdorimit të detyrës zyrtare, i kanë mundësuar një kompanie të fitojë mjete financiare nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rajonal

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti akuzë kundër 9 personave dhe një kompanie, pasi Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rajonal ka ndarë mjete financiare për një kompani edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet. Organi i akuzës njofton se mjetet janë ndarë nëpërmjet programit IPARD, ndërsa të akuzuarit kanë dhënë dhe marrë ryshfet.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar

“Personit zyrtar udhëheqës në Agjencinë i është premtuar dhuratë në vlerë prej 50 mijë euro, ndërsa edhe tre personave të tjerë u janë dhënë 5.000 euro që ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre real dhe veprimin zyrtar dhe të kryejnë trysni për miratimin e vendimit, që nuk është guxuar të miratohet”.

• Janë premtuar 50 mijë euro ryshfet, janë dhënë 5 mijë euro
• Trysni për të miratuar vendim të paligjshëm

Gjatë hetimit është konstatuar përgjegjësi edhe te katër zyrtarë shtetërorë të punësuar në Agjencinë, të cilët kanë bërë llogaritjet e gabuara dhe në bazë të atyre llogaritjeve kanë miratuar vendimin.

“Të akuzuarit kanë mundësuar miratimin e paligjshëm të aplikimit. Ata gjatë përpunimit dhe kontrollit të dokumenteve kanë kryer llogaritje të gabuar të plotësimit të kushteve dhe në bazë të dokumentit jo të plotë, e kanë punuar, kontrolluar dhe miratuar formularin për kontroll të kompletimit të marrëveshjes, ndërsa më pas edhe Vendimin për miratimin e ndihmës financiare,” thanë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.

• 4 të punësuar kanë miratuar vendimin, kompania nuk i ka plotësuar kushtet
• Llogaritjet i kanë bërë gabimisht, përgjegjësit e kanë firmosur

Me propozim të Prokurorisë, katër të akuzuar përfunduan në paraburgim, njëri në arrest shtëpie, ndërsa për zyrtarët shtetërorë janë caktuar masa kujdesi. Ndërkohë Prokuroria propozoi të konfiskohen mjetet që kanë gjetur gjatë bastisjeve, respektivisht telefonat celularë, por edhe paratë në vlerë prej 35 mijë euro, 206 mijë denarë dhe 200 franga. Prej materialit të mbledhur kanë dalë edhe indicie shtesë lidhur me veprimin me mjetet nga programet IPARD për çka Prokuroria vazhdon hetimet. /alsat.mk

sqShqip