May 6, 2024
Maqedoni

Arben Ziberi: Ka kaluar koha kur shqiptarët janë parë si qiraxhinj në shtet

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi, tha se sot ka kuadër shqiptarë në çdo institucion dhe se ka kaluar koha ku shqiptarët janë parë si qiraxhinj në shtet. Megjithatë, tha Ziberi ka mbetje të ish sistemit të cilët nuk mund ta pranojnë këtë fakt. Ziberi këto komente i bëri i pyetur në lidhje me mos lejimin që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën shqipe në Çashkë.
“Ka një dozë edhe kujdesi për shkak se këtu duhet patur parasysh se MPB i kanë edhe informatat tjera, për shkak se dikush nëpërmjet atij veprimi do të provokojë edhe incident me ngjyra etnike. Në të kaluarën, ju e dini kur ka qenë Nikolla Gruevski këtu kryeministër kanë ndodhur gjëra të tilla, ku për fat të keq shqiptarët edhe sot e kësaj dite i ke në burgje. Është mbajtur llogari edhe për ato gjëra, për shkak e lufta për të ardhur në pushtet e disa partive politike është e pa kompromis”, tha Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA”.