May 6, 2024
KosovëMaqedoni

Intervistë eksluzive me Nikolla Sandulloviq, tregon emrat e personave që përgatitën atentat ndaj Albin Kurtit në Shkup! (Video)

Ekipi i portalit Lideri.mk ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me kryetarin e Partisë Republikane serbe, Nikolla Sanulloviq, i cili u arrestua dhe u torturua nga policia sekrete serbe për shkak se në Prekaz kërkoi falje për gjenocidin serb në Kosovë dhe vendosi lule te varri i Blerina Jasharit, e cila u vra nga forcat serbe kur ishte vetëm shtatë vjeçare.

Edhe pse ende nuk është rikuperuar plotësisht nga maltretimi që ka përjetuar, Sandulloviq me kënaqësi pranoi të japë intervistë për mediat tona.

Që kur u dhunua barbarisht nga policia secrete serbe, Sandulloviq ka dhënë intervista për shumë mediume në gjuhën shqipe, por ekipet e portalit Lideri.mk ishin të parët që e vizituan dhe zhvilluan intervistë në shtëpinë e tij në Beograd.

Ai flet për informatat lidhur me tentimin për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti në Shkup, për çka thotë se është informuar nga një deputet i Bundestagut gjerman, për situatën në rajon, për presionet që është duke përjetuar aid he familjarët, kurse paralajëmron se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke përgatitur një konflikt në të cilin dëshiron ta fusë mbarë Ballkanin, krejt kjo në interest ë Rusisë.

Lideri.mk: Si po e përballoni golgotën përmes së cilës po kaloni ju dhe familja juaj javët e fundit?

Sandulloviq: Dua të falënderohem për interesimin tuaj dhe që keni ardhur të më vizitoni, si dhe për interesimin e madh të popullatës maqedonase, e veçanërisht të popullatës shqiptare që jeton në Maqedoni. Lirisht mund të them se të gjithë shqiptarët në botë kanë reaguar në mënyrë homogjene, njerëzore dhe të gjithë e kanë respektuar aktin tim të mirë dhe nejrëzor, një akt që Serbia ia ka pasur borxh popullit shqiptar për të gjitha fatkeqësitë që kanë bë formacionet paramilitare serbe dhe regjimi kriminel i Milloshqeviqit, bashkë me Aleksandar Vuçiqin, në Bosnje Hercegovinë, Kroaci, e veçanërisht në Kosovë. Ajoq ë kalova unë nga 3 janari deri më 15 janar kur isha në paraburgim në burgun spitalor, pak kush do e kishte përballuar psiqikisht, e lëre më fizikisht. Kalova rrahjen nga policia secrete serbe BIA për shkak të vendosjes së luleve në varrin e viktimës së pafajshme, vajzës së vrarë shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila është vrarë me plumb në kokë. Gjatë marrjes në pyetje dhe rrahjes, më së tepërmi kam pasur pyetje rreth kësaj. Ma kanë sharë ‘nënën time shqiptare’, më kanë kërcënuar se do më vrasin gruan dhe fëmijët. Gjithë familjen, se do të dhunojnë vajzën time dhe gruan, deri tek pyetjet se çka kam biseduar me z Albin Kurtin, me Vjosa Osmanin, me Uiliam Vokerin, Faton Kurtin dhe Mehmet Prishtinën. Këto kanë qenë pyetjet që atyre u kanë interesuar dhe të cilave u jam përgjigjur. Përgjigjet që ua kam dhënë nuk u kanë pëlqyer, sepse pas çdo përgjigje grushtimet kanë qenë më të gjata dhe më të mëdha. Ajo që është e turpshme për Republikën e Serbisë është se kriminelët dhe terroristët kanë marë pjesë në rrahjen time. Unë i kam njohur disa fytyra, të cilat do i njohja edhe gjatë përballjes në ndonjë proces gjyqësor, që sot ose nesër do të zhvillohej, nëse pushteti serb dare hap procedurë të tillë. Kjo nuk do më habiste, por duhet ta dinë se unë do të inicojë process para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ata keqbërës dhe terroristë do të përgjigjen.

Mes tyre, me siguri të madhe kam njohur personat që incizonin me telefonë privatë rrahjen time, të cilët nuk fshihnin fare fyturat, ishin të veshur si civilë. Njëri prej tyre ishte Goran Rakiqi, ish kryetari i Listës Serbe ën Kosovë, ndryshe fytyrë që atje njihet si udhëheqës i maltretimit të popullatës serbe dhe detyrimit të tyre që të kundërshtojnë pushtetit shqiptarë dhe që asnjëherë të mos vendosin paqe me fqinjët e tyre. Dy persona që kanë qenë me maska, na kanë pritur me uniforma të njëjta me ato që i kanë pasur personat që kanë kryer aktin terrorist në Banjskë, uniformat ishin të njëjta. Njëri, me siguri të madhe mund të them, ishte Milan Radojçiq, kurse tjetri me të cilin katër orë jemi shikuar sy më sy, sepse më ka qëndruar mbi kokë dhe më ka shkelur me këmbë anën e djathtë dhe dorën, ka qenë Zvonko Veselinoviq.

Ditën e parë që jam kthyer në shtëpi nga kazamati i tyre, ka ardhur një person i cili me siguri të plotë më ka thënë se në rrahjen time ka marë pjesë Zvonko Veselinoviq. Për këtë arsye, unë e kam kuptuar se personi që më ka lëmuar nga pak kokën, më është zgërdhirë para syve dhe më ka goditur sa herë që kam dhënë përgjigje negative dhe kur kam thënë se e dua popullin shqiptar, sikur popullin serb dhe se grushtat e as vdekja nuk mund të ndryshojë mendimin tim. E kam njohur, e kam vërejtur se janë sytë e njëjtë, ata sy të vegjël gjarpëri, të kaltër. Unë shpresoj se ne herëdokur sërish do të takohemi dhe do të shikohemi në sy.

Krejto kjo që ndodhi, qartë tregon se ka qenë e inskenuar nga pushteti, sepse kujt kanë mundur ata t’i dërgojnë incizimin duke më rrahur që t’u thotë ‘ a është video, a është video, fshini të gjitha incizimet’, nëse ai nuk ka qenë Aleksandar Vuçiqi. Kjo nuk do të mund të ndodhte nëse nuk qëndron mbrapa drejtori i BIA-s, Alekandar Vulin, sepse ai është një kriminel që nga SHBA-të është shenjuar si person që ëhstë i lidhur me krimin ndërkombëtar, larje parash, tregti me armë, me narkotikë. Ja, ky person e ka udhëhequr policinë sekrete të Serbisë. Prej kësaj mund ta keni të qartë se çka ndodh në Serbi dhe se Serbia është shndërruar në vendin më të madh mafioz që ndonjëherë ka ekzistuar në Evropë. Ajo që është e turpshme, është fakti se edhe gjykata ka marë pjesë në skenarin për fshehjen e tentimit për vrasjen time, mund të them lirisht kështu dhe se pjesë të gjykatës në Serbi, respektivisht Gjykata në Nish që fare nuk ka qenë kompetente për tëit publikimin tim, pa konstatuar fare nëse është publikimi im ose jo. Ata janë vetëshpallur si kompetentë dhe ata kanë insistuar që nga dita e para e lirimit tim nga spitali, kur kam qenë në gjendje të rëndë dhe rrezik jete, urgjentisht të transferohem në burgun spitalor dhe prej aty të transferohem në burgun e Nishit. Paramendoni, njeriu i cili ka qenë gjysëm i lëvizshëm dhe për të cilin mjekët kanë thënë se nuk do të mbetej gjallë nëse do të udhëtonte nga Beogradi për Nish, ajo gjykatëse vazhdimisht ka kërkuar që të shkoj në Nish! Pse në Nish, kur unë i takoj Beogradit? Me siguri tani të gjithë e kanë të qartë se goja e vdekur nuk flet dhe se ka qenë problem nëse mbetem gjallë. Ajo që i ka friëksuar sulmuesit e mij, kriminelët dhe terroristët, ka qenë kur e kanë vërejtur se unë nuk tërhiqem dhe pas gjashtë orëve torturë dhe rrahje, në një moment duke menduar se jam pa ndjenja, njëri prej tyre tha ‘çka të bëjmë, ky gjithçka do të tregojë’. Ja, le të dëgjojnë ata që kanë marë pjesë në rrahjen time se gjithçka kam dëgjuar dhe se absolutisht I mbaj mend të gjitha fytyrat që kanë qenë dhe se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga ajo që të mar pjesë në proces gjyqësor dhe të gjithë do i njoh. Të jeni të sigurtë se ua kam mbajtur mend edhe numrat e këpucëve, kam mbajtur mend sat ë mëdha i kanë këmbët, duart, si u duket koka. Të gjithë mbanin maska, por shiheshin sytë e tyre, gjysma e hundës, shihej kush ka flokë e kush nuk ka, e kështu me radhë.

Lideri.mk: A kanë arritur të ju frikësojnë?

Sandulloviq: Mendoj se e kanë bë gabimin më të madh, nga të gjitha gabimet e tyre, që më kanë lënë të gjallë. Kështu gjysëm të marë, por nuk është me rëndësi. Kam mbetur gjallë dhe unë nuk do të ndalem, Siç e shihni mbarë bota qëndron pas meje, çështja ime ka arritur deri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç ka pasur pyetje në Parlamentin Italian, në Parlamentin Gjerman, në Këshillin e Evropës, që e falënderoj kësaj radhe, Parlamentin Britanik për çka e falënderoj zonjën Alicia Kearns dhe Dejvid Kamerun, si dhe të gjithë faktorëve tjerë të bashkësisë ndërkombëtare dhe mediumeve. Falenderoj edhe Francën, Maqedoninë, Shqipërinë, Kroacinë, Italinë, Gjermaninë, Kanadanë,… Ajo që u tregua është se bashkësia ndërkombëtare nuk do të toleron një diktator dhe lirisht mund të them, një kriminel lufte të viteve të nëntëdhjeta, që sërisht të ndezë Ballkanin me një retorikë nacionaliste dhe radikale dhe ta fusë mbarë rajonin sërish në konflikte dhe në lufta të cilat mezi i kemi lënë pas vete.

Lideri.mk: Z. Sandulloviq, si i komentoni dhe a u besoni informacioneve lidhur me tentimin për atentat ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurti në Shkup?

Sandulloviq: Informatën e mora nga një deputet i Bundestagut gjerman. U tmerrova, por nuk u habita, sepse nëse dikush që më ka rrahur mua nga radhët e atyre terroristëve kur më kanë marë në pyetje për takimet me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, me Faton Kurtin, me z. Viliam Voker dhe me Mehmet Prishtinën, ata më thanë se të gjithë neve dp të na vrasin. Këtë e kam thënë edhe në deklaratat e mira ku ia kam theksuar disa herë bashkësisë ndërkombëtare se ata persona mua haptas më anë thënë se ata do të vriten tani kur të fillojë sërish lufta. Këto nuk janë përralla të shpifura që unë tua vështirësojë atyre keqëbërësve situatën, sepse situate e tyre është edhe ashtu e rëndë, më se e rëndë edhe para rastit tim sepse janë të shenjuar si grup terrorist që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, kurse ka edhe shumë vepra tjera për narkotikë, larje parash, por edhe për vrasje dhe maltretim të qytetarëve serbë në territorin e Kosovës.

Kështu që unë nuk jam fare i habitur dhe nuk do të isha i habitur që krejt kjo të jetë nga e njëjta kuzhinë e atyre që tentuan të më likuidojnë mua.

Aleksandar Vuçiq po tregon një urrejtje të hapur ndaj Albin Kurtit. Nuk mund të them se kjo është organiuar prej tij, sepse kjo ndoshta do të ishte tepër personale dhe dikush do të mund të thoshte ja Aleksandar Vuçiqin po e akuzojnë për gjithçka, por nëse ka dalë në opinion nga disa entitete të initilegjencës, respektivisht nëse shërbimi maqedonas ka arritur tek këto informacione, unë mendoj se shërbimi maqedonas është mjaft agjil dhe e arsimuar që të verifikojë nëse është ashtu ose jo, atëherë më duhet ta pranoj se besoj që kjo është e mundur dhe se ka rrjedhur prej këtu.

Mos harroni se Aleksandar Vuçiqi u është hakmarrë dhe ka paralajmëruar hakmarrje ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij politikë, ju kujtohet se e pat kërcënuar Sllavko Çurivijën e ndjerë (gazetar), duke i thënë se do i hakmerret herët ose vonë. Dhe në kohën kur Aleksandar Vuçiq u bë ministër i informatave, Çuruvia u vra. E patë epilogun, pas 25 viteve vrarësit e dyshuar, që ishin dënuar me 100 vite në procedurë paraprake, tani janë liruar.

Ajo që është karakteristike për Aleksandër Vuçiqin është se e ka kërcënuar edhe Oliver Ivanoviqin, i cili ka qenë në shtëpinë time dhe më ka treguar se çfarë kërcënime i bëhen. E ka kërcënuar edhe Vladimir Cvijanin. Të dy përfunduan në mënyrë tragjike, pa u gjetur fajtorët. Më kërcënoi edhe mua, ju kujtohen takimet tona në Londër, kur të gjithë talleshin. Ja e shikoni si doli pas 10 viteve, u pa se kush ka dashur të më likuidojë mua edhe në atë kohë.

Kështu që unë vetëm do ta kisha paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare dhe do të kisha kërkuar që të hetohen ato të dhëna për tentim të organizimit të atentatit ndaj z. Albin Kurtit.

Shikoni, Albin Kurti tërësisht dominoi politikisht në Këshillin e Sigurimit në raport me Aleksandër Vuçiqin, parashtroi pyetje komplete dhe nuk dua ta potencoj vetveten, por tregoi se si funksionon sistemi i Vuçiqit përmes rastit të rrahjes sime brutale për shkak aktit tim të pajtimit. Domethenë dihet se kush nuk e dëshiron pajtimin. Përrallat se shqiptarët nuk e duan popullin serb janë përralla për grupacionet nacionaliste dhe ruse në Serbi, sepse unë jam dëshmi që e gjithë ‘bota shqiptare’, paramendoni edhe nga Turqia, Holanda…, të gjithë më kanë dërguar porosi përkrahëse dhe të gjithë më kanë pyetur nëse kam nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, financirae, çfardo qoftë për mua dhe familjen time dhe tani dikush më thotë se shqiptarët urrejnë serbët. Jo, kjo është gënjeshtër dhe u apeloj serbëve që jetojnë në Kosovë që më most a dëgjojnë as pushtetin e as opozitën në Serbi, port ë gjejnë gjuhë të përbashkët me ish fqinjët e tyre, t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit dh eta vazhdojnë jetën e tyre.

Poashtu do të kisha dashur t’i dërgoj porosi z. Albin Kurtit, për të cilin lirisht mund të them se është politikan dhe njeri i madh, i cili qëndroi pas meje dhe familjes sime pas asaj që përjetova, që të ketë kujdes, të organizojë mirë shërbimin e vet të sigurisë, sepse pasi që ka marë një lloj të tillë kërcënimi, duhet ta pranojë seriozisht, që të mos ndodhë ajo që ndodhi me Zoran Xhinxhiqin, që poashtu pranoi një lloj të tillë kërcënimesh, por nuk reagoi dhe kaloi ashtu siç kaloi. Ky system në Serbi nuk falë kundërshtimin, ky system është system komunist që secilin që u kundërvihet ose e likuidojnë, ose e akuzojnë rrejshëm, ose e dënojnë rrejshëm.

Le t’i marë me seriozitetin më të madh këto kërcënime, sepse unë jamë dëshmia më e mirë se sa larg është i gatshëm të shkojë ky sistem kriminel në Serbi.

Pse është në shitje shtëpia juaj?

Sandulloviq: Shtëpia ime është në shitje sepse fëmijët e mij janë të rritur, unë jetoj këtu me bashkëshorten, ne të dy jetojmë vetëm. Shtëpia është ndërtuar për familje të madhe, kurse unë jam njeri me dëshira modeste, poashtu edhe bashkëshortja ime dhe vlerësojmë se kjo është e madhe për ne dhe do të ishte më mirë që ato para t’i destinojmë për fëmijët që të mund të rregullohen, të shkollohen…, siç bëjnë të gjithë prindët. Për ne është plotësisht e mjaftueshme të jetojmë në një banesë prej 100 katrorëve, nuk na nevojitet shtëpia prej 800 katrorëve. Unë nuk kam ndërmend të ikë nga askush, kjo politikë e imja është bë mision jetësor për mua. Atë që e kanë theksuar prokurorët në Nish kur më kanë caktuar paraburgim se një nga shkaqet e mundshme është që të mos e përsëris veprën penale. Paramendoni vepër penale të vendosni lule në varrin e një vajze, kurse shkaku tjetër ka qenë që të mos arratisem. Paramendoni, të mos arratiset një person 60 vjeçar, plotësisht i palëvizshëm dhe një person që nuk ka qenë i dënuar, i cili asnjëherë nuk ka psur problem me ligjin. Pse do të arratisej ai person? Aq më tepër që nuk jam fajtor, por jam palë e dëmtuar, që dëshiron ta dërgojë drejtësinë në vend dhe që dëshiron që keqbërësit dhe terroristët që më kanë bë këtë gjë mua, të përgjigjen që të mos munden më kurrë të bëjnë këtë që ma kanë bërë mua.

Politika ime e pajtimit, e përparimit të mbarë rajonit pa përjashtim është misioni im jetësor. Deri sat ë jem gjallë unë do të angazhohem për këtë, shpresoj se do ia dal mbanë. Nëse jo, do t’ia transmetoj këtë dëshirë timen gjeneratës së re, por ne në fund do të fitojmë.

Lideri.mk: Pse nuk keni përkrahje të mjaftueshme në shoqërinë serbe?

Sandulloviq: Shoqëria serbe është e frikësuar, është e ngarkuar me mbijetesën, sepse janë gënjeshtra totale ato që i përhap Aleksandar Vuçiq dhe mediumet e tij se shoqëria serbë është më e avancuara në rajon. Shoqëria serbë është e uritur. Shoqëria serbe është e uritur për bukë. Është e uritur edhe për liri, që është shumë më keq se uria. Ajo që është me rëndësi të madhe është se rasti im tragjik dhe përvoja tragjike është dashur të kulminojë, sepse 10 vite me radhë Aleksandar Vuçiq mua më mban nën bllokadë totale mediatike, duke më mbajtur nën presion të vazhdueshëm mua dhe familjen time. Tani ka ndodhur një katarzë, sepse njerëzit e kanë kuptuar se ata mund të jenë në radhë si viktima të këtij regjimi dhe të një diktatori të çmendur. Ajo që është me rëndësi të madhe-janë paraqitur intelektualët serbë, duke thënë se kjo nuk mund të vazhdojë edhe më tepër. Madje edhe ata njerëz që ndoshta dikur nuk pajtoheshin me politikën time të pranimit të krimit, pranimit të pavarësisë së Kosovës, dëshirojnë tani që Kosova dhe Serbia bashkë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dëshirojnë largim nga politika ruse, nga ndikimi kinez. E kanë kuptuar se në politikën time, në fjalët e mia, për fat të keq ose të mira, ka pasur shumë të vërteta. U tregua në kushtet e tanishe kur Ballkani sërish është bë interesant për sfera të caktuara interesi, se fjalët e mia kanë qenë vizionare dhe të vërteta, edhe atë krejt në të mirë të paqes dhe prosperitetit si të Serbisë, poashtu edhe të Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit ët Zi, Maqedonisë dhe gjithë republikave tona ku kemi jetuar dhe kemi krijuar bashkë një jetë që ka pasur kuptim.

Lideri.mk: A jeni penduar që keni vendosur lule tek varrezat në Prekaz. A do ta kishit bë këtë hap, sikur ta kishit ditur se do të ndodhë kjo që ju ndodhi?

Sandulloviq: Absolutisht do ta kisha bërë sërish të njëjtën gjë. Këto janë qëndrimet e mia politike, kjo është ndjenja ime për drejtësi, ky është karakteri im, kjo është ajoq ë unë e flas me gjuhën e veprave dhe ajo që do të kujtohet z. Albin Kurti kur jemi takuar për herë të parë dhe kur kemi biseduar në takimin e mbajtur në qeveri, ku kanë qenë të gjithë ministrat e tij, do t’u kujtohet fjala ime se në politikën që e bëjmë unë dhe ai nuk mund të jeni pak të angazhuar, njëjtë sikurse në jetë. Domethënë ose keni qëndrime dhe u rrini mbrapa qëndrimeve tuaja, siç u ka qëndruar ai prapa qëndrimeve të veta dhe e ka përjetuar atë torturë të njëjtë nga regjimi i Millosheviqit, dy vite të tmerrshme të kaluara në të jëjtin burg ku është dashur edhe unë të dërgohem. Krejt jo e bën të qartë se në ato rrethana dhe krejt kjo që unë kalova, tregon se Serbia ka nxjerrë një lider që dëshiron paëe, Kosova ka nxjerrë një lider që dëshiron paqe dhe kjo duhet të paraqesë sinjal të qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për Evropën se ekzistojnë dy njerëz në rajon që mund të sjellin një paqe të sinqertë dhe të gjithanshme mes shqiptarëve dhe serbëve, veçanërisht mes shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve këtu në Serbi.