May 14, 2024
Maqedoni

Intervistë ekskluzive me deputeten Ilire Dauti: I gëzohem çdo rasti kur qytetarët pajisen me shtetësi (VIDEO)

Deputetja Ilire Dauti është bë simbol i kërkesës së qytetarëve që padrejtësisht u refuzohen kerkesat për tu pajisur me nënshtetësi, shumica prej të cilëve janë shqiptarë.
Në një intervistë ekskluzive për Televizionin News, deputetja Dauti flet rreth asaj se si janë ndjenjat e një deputete kur arrin qellimin që një qytetar të pajiset me nënshtetësi falë angazhimit të saj.
Kishte qytetarë që nguronin se pasi që Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e pushtetit, do të ndalet hovi i deputetes Dauti dhe bashkëpartiakëve të saj në kerkesat për nënshtetësi.
Mirëpo deputetja Ilire Dauti thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ajo shprehet se tani si pjesë e pushtetit ASH ka më shumë mundësi që të ndihmojë qytetarët për të arritur deri ge nënshtetësia.
Ne intervistën për Televizionin News, deputetja Dauti tregon edhe shifrat se sa qytetarë në Maqedoni janë pa nënshtetësi, duke theksuar se të dhënat e fundit tregojnë se 4.500 qytetarë kanë aplikuar pasi janë miratuar ndryshimet e Ligjit.
Ne fund të intervistës, deputetja Ilire Dauti u shpreh optimiste se së shpejti mund të kemi situatë që në Maqedoninë e Veriut asnjë qytetar të mos refuzohet padrejtësisht për nënshtetësi, siç u ka ndodhur shumë shqiptarëve tre dekada e tepër.

Vlora Zenuni /Televizioni News