April 30, 2024
Maqedoni

Intelektualët e gjitha trojeve shqiptare kanë një kërkesë për kryeministrin Kurti dhr presidenten Osmani

Rrjeti i Intelektualëve Shqiptar, nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe nga Mërgata, në takimin e 22 Mait 2021 në Prishtinë, Kryetarës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, ua dërgoi një apel, me të cilin u kërkua që Kuvendi i Kosovës, Marrëveshjen e vitit 2013/15 për Bashkësinë e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive dhe me kompetenca mbi të gjitha pasuritë natyrore të vendit ta cilësoj dhe anuloj në tërësi si vepër abtikombëtare, dhe se, në negociatat e ardhme për Rregullimin e Marrëdhënieve Ndërshtetërore, Tërësia Territoriale dhe Rregullimi i Brendshëm i Shtetit, pa marrë parasysh presionet që mund të vijnë, qoftë edhe nga shtetet mike, të mos bisedohen fare.
Në këtë vend, gjithë atdhetarëve u bëjmë dhe ftesë, që përmes klikimeve dhe komentimeve t’i bashkohen këtij forumi dhe këtyre kërkesave.

KËSHILLI: Nga e majta në të ndjathtë:
ILIR LESHI, përfaqësues nga Mali i Zi
ADIL MUSTAFA, përfaqësues nga Maqedonia
BAHRI RAMADANI, Kryesues i Rrjetit.
FREDERIK RUCO, përfaqësues nga Shqipëria
NAZIM QEHAJA, përfaqësues nga Kosova
ZENEL ZYMERI, përfaqësues nga Mërgata
METALI KRASNIQI, përfaqësues nga Lugina.

Prishtinë, 25 Maj 2021