Imrane Morina para disa katër viteve ka doktoruuar në Universitetin e Shkupit. Ajo ka treguar një përvojë interesante që i ka ndodhur në Kosovë, transmeton portali Lideri.mk, ku siç rrëfen, kur ka shkuar ta nostrifikon diplomën, vetëm pse ka qenë me mbulesë, kanë menduar se është me diplomë të shkollës së mesme.

Në vazhdim rrëfimi i saj i detajuar dhe mjaft interesant, lidhur me rastin në fjalë:

Sa shumë shoqëri paragjykuese jemi…?!

Sot në Prishtinë isha për t’i dërguar diplomat për nostrifikim.
Dhe pothuajse çdo person që takova më pyeti nëse më duhej nostrifikimi për shkollë të mesme.
Me të vetmën arsye vetëm pse jam me shami!!!

" "

Dhe po, kjo dhemb.
Jo vetëm për shkak të pyetjes, por edhe për mënyrën se si trajtohesh.

Edhe pritja dhe trajtimi brenda institucionit qe besa nuk lanë shumë për të dëshiruar.

E ajo që më bëri përshtypje ishte se edhe jashtë institucionit, kur u drejtohesha qytetarëve për të pyetur për ndonjë gjë, disa prej tyre më drejtoheshin në turqisht, sikur shamia automatikisht nënkuptonte se unë nuk flas shqip.

Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se sa shpejt jemi të gatshëm ta gjykojmë një njeri vetëm nga pamja e tij.

Dhe sa shumë ka ndikuar islamofobia në Kosovë në krijimin e një imazhi të deformuar dhe të shtrembëruar për njerëzit fetarë.
Sikur shamia të ishte dëshmi e mungesës së arsimimit, prapambetjes apo mungesës së ambicies.

Por të dashur vëllezër dhe motra pas një shamie mund të jetë një profesoreshë, një mjeke, një juriste, një shkencëtare, një artiste, një profesioniste… një grua me dije, përvojë dhe kontribut të madh në shoqëri.

Nuk mund ta lexosh një njeri nga veshja e tij.

Mos e gjykoni një njeri pa e njohur.

Sepse ndonjëherë, paragjykimi që për ty është vetëm një mendim, për tjetrin është një përvojë që dhemb. Dhe që të bën të ndjehesh i huaj në vendin tënd../Lideri

sqShqip