Kryeministri Hristijan Mickoski, në kornizat e Samitit në Bruksel thotë se unanimiteti si mekanizëm brenda BE-së po keqpërdoret. Mickoski thotë se Maqedonia nuk ka garanci se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të përballet me kërkesa të tjera bilaterale.

“Nëse ne e bëjmë këtë, a do të jetë e fundit ose do të ketë (kërkesa) të tjera në të ardhshmen? Përse duhet të fusim disa qindra qytetarë të vendit në Kushtetutë, flasim për shkeljen e të drejtave njerëzore të dikujt? Kush jemi ne politikanët të gjykojmë nëse të drejtat e dikujt janë shkelur ose jo? Ne vetëm mund ta keqpërdorim këtë çështje. Institucioni i vetëm që përcakton nëse të drejtat e dikujt janë shkelur ose jo është në Strasburg, quhet Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo Gjykatë në disa vitet e fundit ka gjykuar 14 herë në favor të komunitetit maqedonas në Bullgari dhe zero herë në favor të komunitetit bullgar në vendin tim. Prandaj vjen pyetja tjetër, atëherë përse duhet ta ndryshojmë Kushtetutën? Bashkimi Evropian duhet ta pyes veten se çfarë bëjmë me unanimitetin dhe a është ai i bazuar në parimet dhe vlerat mbi të cilat ne jemi zhvilluar”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

sqShqip