Mbrëmë, në rrjetet sociale u shfaqën fotografi që me të drejtë i shqetësonin banorët e Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi se tashmë ishin marrë masa lidhur me to, transmeton Lideri.mk

“Në përputhje me urdhrin e lëshuar nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit, u krye një inspektim i jashtëzakonshëm në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Komunën e Gazi Babës. Inspektorët e autorizuar të Qytetit të Shkupit menjëherë dolën në terren dhe bënë një inspektim të detajuar të situatës. Në vendngjarje u konstatua një situatë alarmante, u vu re një rrjedhje masive e shkumës kimike nga boshti qendror i bulevardit në një zonë publike, me origjinë nga një person juridik që vepron në afërsi të menjëhershme”, tha Gjorgievski.

Kjo është një shkelje serioze e rregulloreve ligjore dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për mjedisin, dhe Gjorgjievski tha se institucionet kompetente morën masa të menjëhershme.

“U morën mostra nga puseti, nga sipërfaqja e bulevardit, si dhe nga makina e shkumës në pronësi të personit juridik. Nesër do të analizohet në detaje raporti mjedisor që subjekti është i detyruar ta posedojë, me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe parregullsive të mundshme në proceset e tij operative. Bazuar në situatën e përcaktuar dhe provat e mbledhura, ndaj personit juridik do të merren masat më të rrepta sanksionuese”, theksoi ai.

" "

Ai shtoi se nuk do të lejohet asnjë devijim dhe se kushdo që shkel ligjin, ndot mjedisin dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve do të përballet me të gjithë forcën e institucioneve.

sqShqip