May 21, 2024
Rajon - Botë

Incident në Tokio, makina çan rrethimin pranë ambasadës izraelite

Një incident u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Japoni, ku një makinë çau rrethimin e vendosur pranë ambasadës izraelite dhe u përplas më pas shumë pranë mureve të saj.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin kur makina e vogël hyn me shpejtësi në zonën e kufizuar dhe përplaset me traun e vendosur nga policia duke plagosur një agjent që qëndronte aty.

Efektivët e tjetër shkuan menjëherë dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili sipas të dhënave paraprake është një 50 vjeçar, anëtarë i një grupi të djathtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje dhe nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.

Gjatë ditëve të fundit, në mbarë botën janë shfaqur sulmet antisemite, kjo iniciuar dhe nga ofensiva që ka nisur Izraeli brenda territorit të Gazës.