May 5, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi për kryeministër, ASH mbështetë propozimin e Mickoskit: Ka kapacitete! (Video)

Aleanca për Shqiptarët mbështetë propozimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së që Afrim Gashi të mandatohet për kryeministër të vendit, në vend të Dimitar Kovaçevskit, shkruan gazeta LAJM.

“Sigurisht, z.Mickoski ka parë kapacitete te z.Afrim Gashi për ta zgjidhur problemin e bllokadës me Bashkimin Evropian dhe krizës shëndetësore, energjetike, etj. dhe e ka bërë një propozim të tillë. Sigurisht se ne do ta përkrahim”, tha deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka propozuar kreun e “Alternativës” Afrim Gashin për kryeministër të Maqedonisë në vend të Dimitar Kovaçevskit, shkruan gazeta LAJM. Ai këtë e ka bërë sot përmes një konference për media, duke thënë se partia e tij është e gatshme të mbështesë Gashin për kryeministër në vend të Kavaçevskit.
“Ne nuk kemi asnjë problem nëse një personalitet I posedon kompetencat, kreativitetin, dëshirën, motivin, planin për të punuar punuar për të gjithë qytetarët pa dallim, nëse ata janë maqedonas, shqiptarë apo të tjetër që ta mbështesim. Mendojmë se nëse një personalitet I tillë propozohet nga partia më e madhe në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja, presim që BDI-ja ta mbështesë. Pastaj erdhi reagimi nga BDI-ja se nëse VMRO-ja fiton në zgjedhje dhe propozon kryeministër shqiptar ata do ta mbështesin. Këtë mund ta shohin nëse mbështesin idenë e VMRO-DPMNE-së që të dalim në zgjedhje. Meqë Pendarovski, kërkon 61 nënshkrime, në themi që të dalim me 61 nënshkrime pas emrit të Afrim Gashit dhe Afrim Gashi në vend të Dimitar Kovaçevskit të bëhet mandatari i ri, sepse shprehej se arsyeja e vetme për të cilën e mbështetë këtë qeveri është që të mos e bllokojë procesin euro-atlantik dhe më pas gjeti arsye tjera, pra për ta zgjidhur krizën energjetike dhe atë ekonomike. Dhe le t’ia japim mundësinë si mandatar. Pres që edhe opozita shqiptare ta mbështesë këtë propozim por edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja.