May 7, 2024
Maqedoni

Incident i përgjakshëm në burgun e Idrizovës, i burgosuri therr një polic, disa të tjerë të sulmuar

Të burgosurit kanë sulmuar policët gardianë ditë më parë në burgun e Idrizovës së Shkupit, ndërsa një prej tyre është therrë me thikë, njofton portali Faktor. Ky incident është lajmëruar në polici dhe nga MPB e gjitha ngjarja konfirmohet.

Sipas informacioneve, më 23 qershor, komandanti i burgut kishte dhënë urdhër që të kryhen bastisje në njërën nga dhomat në njësinë ambulante. Kur policët kanë mbërritur në korrikdor janë përballur me një numër të konsiderueshëm të të burgosurëve që kanë pasur mjete të rënda dhe të mprehta. Më pas ka shpërthyer incidenti, ku është lënduar një pjesëtar policie, me një mjet të rëndë. Policia po heton rastin, njofton portali Faktor. (INA)