Deputetja e VLEN, Saranda Imeri-Stafai, ka reaguar publikisht pas padisë së ngritur ndaj saj nga ish-kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili e ka paditur për “shqetësim emocional”.

Në reagimin e saj, Imeri-Stafai ironizon pretendimet e Bexhetit, duke thënë se sipas tij “nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija dhe është histerik deri në tre faqe padi”. Deputetja shtoi se “nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi nuk është te fjala, por te ndërgjegjja”, duke e cilësuar padinë si të pabazë.

Ajo kujtoi gjithashtu se nuk kishte reaguar kur Bexheti e kishte quajtur “të dehur”, as kur ai kishte ofenduar deputetet duke i quajtur “lopa të këqija”. “Pushka top t’u boftë! Shihemi në gjyq”, ka përfunduar reagimin e saj deputetja e VLEN.

sqShqip