Ilir Alimehmeti u pyet në Report Tv nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike.

Alimehmeti tha për gazetarin Nertil Agalliu se, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha por duhet riorganizim i lojtarëve në fushën politike.

“Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë.

Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë.

Me një riorganizim të lojtarëve në fushën politike, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por është e nevojshme të vendosë lojtarët në pozicionet e duhura dhe jo të mohojë vlerat e tyre.

Jo të themi që ky mesfushori nuk vlen si mesfushor dhe ta çojmë në portë. Këtë po kërkojmë ne, të mblidhen strukturat drejtuese me këtë objekt.

E ardhmja është hapja e garave, nëse strukturat nuk mblidhen ku diskutohen këto, i bie që jemi kthyer në parti memece”, theksoi ai.

sqShqip