May 17, 2024
Maqedoni

Ilber Hajredini, humanisti i madh Strugan ua siguroi dy shtëpi familjeve nevojtare

Në një botë të ndarë nga dhimbja dhe nevojat e pafundme, shfaqen njerëz të veçantë që me zemrën e tyre bujare bëjnë të buzëqeshin shumë fytyra të trishtuara. Ilber Hajredini është një ndër miqtë tanë bamirës më të mëdhenj. Brenda 1 viti bamirësia e tij bëri të mundur që dy familje të cilët jetonin në kushte të mjerueshme sot të gëzojnë një kulm të ngrohtë e të sigurt mbi kokë. Fjalët tona janë pak për të shkruar veprat bamirëse të Ilber Hajredinit. Sinqerisht, ne ju jemi pafund mirënjohjes për besimin që keni treguar ndaj nesh. Ju dëshirojmë jetë e shëndet dhe sa më shumë sukses në misionet tuaja humanitare!

Bamirësit Struganë