Çair, përleshje me armë mes dy eprorëve të policisë

Në objektin hotilerik “Galaksia” në Cari ka pasur një përleshje ku janë përfshirë dy eprorë të lartë të policisë, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.

Sipas raportimeve, në njërën anë është përfshirë Zv/drejtori i Byrosë për Siguri Publike i shoqëruar nga një person tjetër dhe nga ana tjetër një epror i Njësitit për Punë të Brendshme- Çair.

Për një moment eprori i NPB- Çair, është sulmuar fizikisht, ndërsa personi që ka qenë duke e shoqëruar Zv/drejtorin e BSP-së, ka nxjerrë armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të eprorit.

Në ato momenti ai ka thirrur zyrtarë policor të cilët janë nisur ta arrestojnë personin i cili ka shtënë me armë zjarri, por zv/drejtori i BSP-së, ka dhënë urdhër që i njëjti të lirohet menjëherë, njoftojnë mediat në gjuhën maqedonase, transmeton SHENJA.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.