May 14, 2024
Maqedoni

Ilazi: Po të ndodhte rasti i Velesit në Zubin Potok, gjithë ministrat e BE-së do e “rrethakonin” Albinin

Rasti i diskriminimit të nxenenesve shqiptarë në Veles, ka ngjallur shumë reagime në opinion.

Bëhet fjalë për vendim të Drejtorisë së gjimnazit “Koço Racin” në Veles që nuk lejon të pranohen më shumë se 22 nxënës shqiptarë, në dy paralelet e hapura me mësim në gjuhën shqipe.

Sipas reagimeve të prindërve, afër 20 nxënës të tjerë që kanë konkurruar janë larguar nga gjimnazi, me me arsyetime skandaloze se nuk i plotësojnë kushte, por që dihet që kryesisht kanë prapavijë albanofobe.

Përpos kësaj, drejtoria nuk ka ndalur me kaq. Ajo i ka ndërprerë kontratat katër profesorëve shqiptarë të lëndëve:
Gjeografi, Kimi, Histori dhe Matematikë. Pra, me largimin e tyre, në këtë shkollë ka ngelur vetëm profesoresha e gjuhës shqipe.

Kjo nënkupton se paralelet shqipe vetëm kot e mbajnë emrin, sepse përpos lëndës së gjuhës shqipe, gjitha lëndët e tjera ligjerohen nga profesorë maqedonas. Largimi i profesorëve shqiptarë është bërë për ti siguruar oraret e orëve për profesorët maqedonas në këtë shkollë, pasi që çdo vit zvogëlohet numri i paraleleve me mësim në gjuhën maqedone dhe profesorët rrezikojnë të shkojnë si tepricë teknologjike për shkak të mungesës së nxënësve.

Lidhur me këtë diskriminim ka reaguar edhe diplomati shqiptar nga Tetova, Daim Ilazi. Ai ka bë një krahasim me serbët në Veriun e Kosovës.

“Po tu kishin bërë shyptarët këtë diskriminim nxënësve sërb ne Zubin Potok siç i kanë përjashtu nxënësit shyptar dhe profesorët e tyre nga gjimnazi i Velesit,krejt Ministrat e BE do e rethekonin Albin Kurtin!!”, ka shkruat Ilazi në Facebook.