Kulturë

Iku dëshmori në amshim duke buzëqeshur

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Asnjëherë gjatë jetës sime nuk mund të e harroj kur desha të dhuroja ca pika gjaku për një ushtar të plagosur në Sllupçan, por gjaku im me gjakun e A. Sh. Njërit ndër ushtarët më të rinj nuk u përputhën dhe mjekët nuk më morën gjak , sepse gjaku im nuk përputhej me ate të A. Sh.

U brengosa shumë rrëfen L Arnori që desha të jepja vetëm një pikë gjaku nga trupi im për trupin e A. Sh. Për të ia shpëtuar jetën, sepse ishte në mes jetës dhe vdekjes. Pas shumë orvajtjeve të mjekve për të ia shpëtuar jetën këtij ushtari të ri nuk ishte e mundur dhe ai duke buzëqeshur i mbylli sytë dhe iku si dëshmor në botën e amshuar, por të gjithë neve që ishim pranë spitalit vdekja e tij na preku thell në shpir dhe nuk mundëm dot të i mbanim lotët pa i derdhur nga syrtë .

Ai në vazhdim rrëfen se ishte shumë dhembje e madhe që jo vetëm që nuk mundnim të i ndalnim lotët, por edhe zemra na pikoi gjak kur nga mjekët u njoftuam se dëshmori më i ri duke buzëqeshur i kishte mbyllur sytë. Ishte një dhembje e papërballueshme, por ishte edhe një krenari për të gjithë ne që në atë mbrëmje fituam edhe një Dëshmor të Kombit.

Ky ishte ndër dëshmorët më të ri që me gjakun e tij të njomë dha jetën për atdhe dhe për liri.Në vazhdim l. Arnori një ish ushtar i UÇK-së me plagë në trup thotë se aq shumë e kisha ndjerë veten keq për vdekjen e dëshmorit më të ri A. Sh., por në anën tjetër buzëqeshja e tij kur i kishte mbyllur sytë ishte me siguri ndarje nga ne ushtarët dhe shokët e tij të UÇK-së dhe bashkangjitja e tij tek shokët e tij që para tij kishin ra dëshmor në Altarin e Lirisë.

Në përfundim të këtij rrëfimi L. Arnori do të rrëfej se kjo mbërmje për mua dhe për të gjithë ne ishte një dhembje e ndarjes së dëshmorë A. Sh. nga shokët e luftës, nga familja e tij mu në lulen e rinisë. Këtë mbrëmje nuk do të e harrojë asnjëherë thotë arnori në mbyllje të këtij rrëfimi.