Kulturë

Agim Poshka krijon veprën muzikore “Vendi im” (Video)

Agim Poshka vjen me një këngë që rikujton krimet dhe terorin ndaj civilëve ne Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Kënga quhet “Vendi im” me tekst dhe muzikë të vetë Agimit. Në pjesën e parë të videoklipit paraqiten krimet por edhe protestat e shumta që janë bërë në tre trojet Shqiptare. Në pjesën e dytë kënga merr nota më optimiste dhe tregohen sukseset e sportistëve dhe mesazhet inkurajuese pas ngadhënjimin qe 6 sportistë tonë kanë pasur në nivele olimpike. Këngën mund ta dëgjoni në youtube në linkun në vazhdim: