Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni “VLEN”, Izet Mexhiti, u takua me ish-kapitenin e futbollit, Nexmedin “Neçko” Memedi, i njohur si pjesë e gjeneratës së artë kampione të KF Shkupi.

Pas takimit, Mexhiti ndau një foto me Memedin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij të thellë për figurën sportive — një simbol suksesi dhe krenarie për lagjen e Çairit dhe qytetin e Shkupit.

“Një kafe me Nexmedin Memedin, kapitenin e gjeneratës së artë kampione të klubit tonë të dashur, KF Shkupi! Jam mirënjohës për mbështetjen, Neçko!”, shkroi Mexhiti

sqShqip