Maqedoni

Ikin mjekët, ambulanca në fshatin e madh të Shkupit mbyllet me dy dryna: Stallë apo ambulancë?

Ky objekt nuk është i mesjetës por ambulacë në të cilën janë mjekuar mbi 2 mijë pacientë edhe atë vetëm para dy muajve. Banorët e fshatit Sfillare të Komunë së Sarajit kanë mbetur pa mjek amë dhe se janë të detyruar që ilaçet t’i blejnë privat.

“Nuk jemi në një stallë por jemi në një institucion shëndetësor ku janë mjekuar rreth dy mijë pacientë. Kjo ambulancë ka dy muaj që nuk është funksionale ndërkaq banorët e fshatit Sfillare janë të detyruar që të shkojnë në komuna tjera për tu shëruar apo për të marrë ndonjë recetë”.

Banorët thonë se është turp që fëmijët të mbesin pa mbrojtje shëndetësore.

“Po e kanë mbyllur, mjekja që ishte ka ndërruar jetë dhe tash kemi mbetur sikur fëmijët jetima. Fshati është 400-500 shtëpi nuk ka mjek. Janë shpërndarë njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë, nuk kanë ku të marrin ilaçe duhet receta të marrin.Shkuam në Rashçe nuk na pranojnë, shkuam në Kondovë nuk na duan. Privat i bleni? Po privat çfarë të bëjmë”.

“Na duhet një ambulancë, dokumentet i endim lartë e poshtë. Nuk dimë ku t’i çojmë. Ku mjekoheni ju dhe fëmijët. Tash për tash shkojmë në Saraj në Gjorçe”.

“Kemi nevoj, fshati është i madh mbi 400 shtëpi me mbi 2 mijë e 500 banorë në Svillare”.

“30 vite ka punuar mjekja këtu. Aq e ka pasur mjekja ndërroi jetë. Tash është mbyll dhe nuk punon hiç”.

“Po si s’kemi nevojë pa ambulancë nuk bën.

Nga Ministria e Shëndetësise për tv Klan M nuk tregojnë se kur do të filloj sërish me punë kjo ambulancë, por informojnë se po bëhen aktivitete për rifunksionimin saj.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Për momentin janë duke u zhvilluar aktivitete e parapara me ligj. Fillimisht po punohet në marrjen e pëlqimit nga institucionet kompetente për lëshimin e kësaj ambulance me koncesion, pas një shpalljeje të mëparshme publike. Fillimisht ka mjekë që kanë shprehur për të punuar në këtë ambulancë”.

Përderisa regullohet objekti i ambulancës dhe gjindet një mjek amë i cili do të vijë në këtë fshat, banorëve të fshatit kjo gjë u kushton kohë dhe para./KlanMacedonia