Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të marrë pjesë në manifestimin e organizuar në lokalet “Shift Center”, në Tetovë, nga Kryesia e Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoninë e Veriut, ku u vlerësova nga ky institucion me reputacion të lartë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave fundamentale të njeriut, njoftoi Xheladini.
“Në këtë manifestim solemne, kryetari i Forumit, Prof. Dr. Rexhep Emurllau, më ndau mirënjohjen e çmuar për kontributin tim pesë dekadash në procesin edukativo-arsimore në vazhdimësi, si dhe në afirmimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si në nivel vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo mirënjohje përfaqëson jo vetëm vlerësim të punës time, por edhe një përgjegjësi më të madhe për të vazhduar angazhimin në shërbim të dinjitetit njerëzor, barazisë dhe drejtësisë sociale. Ajo simbolizon besimin dhe mbështetjen e institucioneve që punojnë çdo ditë për t’i dhënë zë atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. Manifestimi u zhvillua në kuadër të shënimit të 77-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dokumentit historik të miratuar më 10 dhjetor 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ky akt themelor, i cili mbetet një gur themel në historinë e njerëzimit, vazhdon të na kujtojë se liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë privilegje, por të drejta të patjetërsueshme që duhet mbrojtur dhe promovuar çdo ditë.
Jam thellësisht mirënjohës për këtë vlerësim i cili më motivonë të vazhdoj me përkushtim edhe më të madh në rrugën e angazhimit qytetar, profesional dhe moral”, deklaroi Xheladini.

sqShqip