Kryetari i Kuvendit, Adrim Gashi organizoi iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin morrën ojesë krerët më të lartë shtetëror dhe fetar.
“Muaji i Ramazanit është një muaj që na fton të reflektojmë, të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin dhe të forcojmë ndjenjën e solidaritetit”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai falënderoi të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës dhe që, me praninë e tyre, e bënë këtë iftar edhe më të veçantë.
“Uroj që kjo mbrëmje të na bashkojë në frymën e respektit, paqes dhe vlerave që na mëson Ramazani”, ka shkruar Gashi.

