May 14, 2024
Maqedoni

Identifikohen 13 viktima të tragjedisë në Tetovë!

Në Mjekësinë Ligjore në Shkup janë identifikuar 13 viktima nga zjarri në Spitalin Covid në Tetovë.
Siç mëson TV21, vetëm njëra nga gjithsej 14 viktimat që u regjistruar në tragjedinë e djeshme nuk është identifikuar. Priten familjarët.

13 viktimat të cilat tashmë janë identifikuar, këtë e kanë bërë vetëm nëpërmjet analizës së ADN-së.
Se në tragjedi humbën jetën 14 pacientë, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Shëndetësisë./TV21