May 21, 2024
Maqedoni

Mexhiti: Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, zyrtarisht apo privatisht?

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i ka drejtuar një pyetje publike Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Sipas Mexhitit, Osmani është takuar me ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Hungari, përcjell KlanM.

“Pyetje publike për Bujar Osmanin: a ishte në vizitë zyrtare apo private kur e takoi Nikolla Gruevskin në Budapest?”, pyet Izet Mexhiti publikisht.

Periudhën e fundit, në skenën politike gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për takime eventuale të politikanëve të vendit me ish kryeminstrin Gruevski./KlanMacedonia