Krerët e koalicionit VLEN kanë hapur sot shtabin zgjedhor në Prespë. Me këtë rast, kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, theksoi se ky rajon është simbol i traditave shqiptare dhe se VLEN do të jetë e pranishme kudo ku flitet shqip.
Statusi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:
“Së bashku me krerët e koalicionit VLEN, hapëm sot shtabin zgjedhor në Prespë, një rajon ku traditat e lashta shqiptare ruhen me krenari.
VLEN do të jetë në çdo cep ku flitet shqip, duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze.
Ndryshimi ka filluar dhe gjithandej ndihet fryma e fitores!”