Zeqirija Ibrahimi, njëri nga liderët e koalicionit VLEN, në tubimin në Çairi, tha se Çairi do të mbetet në duar të sigurta dhe se fitorja do t’i takojë VLEN-it.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Ashtu siç e dini sa herë që ne folëm për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ata qeshnin me ne, por 2300 vende pune, 700 avancime dhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat u bënë realitet. Ne folëm për mbyllje të kazinove dhe ata qeshnin, por ligji që shumë shpejtë do të miratohet, do ta thartojë shumë shpejt edhe atë buzëqeshje. Ne folëm për zyrtarizimin e medresesë dhe ata qeshën, por ne nuk u tallëm as me fenë e as me hoxhallarët, por e bëmë ligjin për zyrtarizimin e medresesë. Ata nuk janë të zemëruar me fjalët tona, por janë të tërbuar me rezultatet tona”, deklaroi Ibrahimi.

Ai mes tjerash tha se këto zgjedhje janë një test për pjekurinë politike dhe qytetare, “a do të votojmë për Izetin e punëve apo për Aliun e sharjeve”.

“A do të votojmë për Izet Mexhitin e projekteve, apo për Ali Ahmetin të muhabeteve. A do të votojmë për Izet Mexhitin e sukseseve të bardha apo për Ali Ahmetin e listave të zeza”, u shpreh Ibrahimi.

sqShqip