Ibrahimi: A do të arrestojnë pushteti “SDSM-SORAVIA-ASH” edhe shitësin e hartave të Maqedonisë së Madhe në sheshin e Shkupit?
Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes rrjetit social facebook ka reaguar ndaj pushtetit LSDM-BDI-ASH pasi po gjurmohet shqiptari që ka shpalosur flamurin e Shqipërisë së madhe duke pyetur se a do të dalin këta të qeverisë ta arrestojnë edhe atë shitësin e hartave të Maqedonisë së Madhe në sheshin e Shkupit, përcjellë Klan M.
‘‘Pushteti SDSM-SORAVIA-ASH edhe sot po vazhdon të gjurmojë pas shqiptarit që e paska shpalosur flamurin e Shqipërisë etnike në tubimin në Tetovë. Njësoj siç bënte Vuçiqi para ca vitesh kur e kërkonin nën tokë e mbi tokë atë djaloshin që ua shpalosi atë flamur në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri. Matrica është serbe, teatri është maqedonas, ndërsa ka edhe disa statistë shqiptarë. Pyetja që shtrohet është se a do të dalin këta të qeverisë ta arrestojnë edhe atë shitësin e hartave të Maqedonisë së Madhe në sheshin e Shkupit? ” – ka shkruar në facebook, Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. /KlanMacedonia/