May 8, 2024
Maqedoni

Amerikano-kosovari arrestohet në Maqedoninë, tentoi të kalon ilegalisht në Shqipëri

Më datë 21.10.2022, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë, punonjës policorë të Staxionit Policor për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Blato, kanë privuar nga liria B.R.(63) nga Kosova, me vendbanim në SHBA. Rreth orës 16:00, efektivët e policisë kanë vënë re personin duke tentuar të kalonte kufirin shtetëror me një veturë Dodge me targa amerikane. Pasi ka verejtur policinë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe privuar nga liria.

Gjatë kontrollit është konstatuar se veturës që ai drejtonte i kishin skaduar targat. Ai është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do ti parashtrohet padi adekuate.