May 4, 2024
Diaspora

I riu nga Kosova humbi jetën duke shpëtuar një fëmijë në Florida-SHBA

I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e Ademit në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit në Facebook.
Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.
Copyright © 2016 Periskopi