Është liruar nga burgu Goran Angellov- Qoseto, i dënuar për dhunën e përgjakshme në Kuvend në 27 prillin e vitit 2017.
Ai u lirua pas 8 viteve nga gjithsej 11 vite burg sa i ishin caktuar.
Qoseto lirinë e fitoi nga Këshilli Penal i Gjykatës Penale për shkak të problemeve shëndetësore. Për këtë arsye deri tani disa herë kishte kërkuar ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg.
Ndërkohë liri kanë kërkuar edhe të dënuar të tjerë për 27 prillin, por për ta ende nuk ka një vendim nga Këshilli Penal.
Për dhunën e përgjakshme në Kuvend, 16 persona u dënuan me burg nga 7 deri në 16 vjet për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

